Pozon me tre vajzat e tij dhe i këkon Zaimina Vasjarit një djalë

  • G.G /
  • 09 September 2020 - 11:24
Pozon me tre vajzat e tij dhe i këkon Zaimina Vasjarit një djalë

Zaimina Vasjari dhe Klodian Asllani janë një ndër çiftet më të komentuar, si në media ashtu dhe nga publiku. Dyshja gëzojnë një martesë të lumtur, nga e cila kanë dhe një vajzë.

Së fundmi, biznesmeni ka pozuar me tre vajzat e tij (dy nga të cilat i ka nga martesa e parë) dhe me Zaiminën. “Gocat e mia personale”, ka shkruar ai krahas fotos.

Këngëtarja i ka komentuar menjëherë disa zemra, por përgjigjja e Klodianit na ka bërë të gjithëve të kuptojmë që ai dëshiron të bëhet dhe me një djalë. “Duhet edhe një çun zemre”, ka shkruar ai, duke etiketuar të shoqen.

(Kosova Sot Online)