Këngëtarja e njohur shqiptare heq dorë nga muzika

  • G.G /
  • 11 September 2020 - 16:03
Këngëtarja e njohur shqiptare heq dorë nga muzika

Këngëtarja e re, Valza Zhegrova, ka njoftoi se ka shkëputur kontratën me kompaninë menaxhuese labelin “Mixey Music”.

Artistja lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë zyrtare, Instagram, duke thënë poashtu se po e mbyllë karrierën muzikore.

Valza shtoi se dëshiron të vazhdojë studimet në Belgjikë, ndërsa muzika mbetet pasioni i saj.

Postimi plotë i Valzës pa ndërhyrje:

“Me te dashurit,

perkrahesit e muzikes time,

Deshiroj ta ndaj me juve lajmin se qe nga sot kompania menaxhuese ka nderprere kontraten e bashkepunimit ne mes nesh.

Muzika ka qene dhe do mbetet njera nder pasionet e mia te vecanta, por pas nje angazhimi 2 vjecar, kam vendosur qe ta perfundoj karrieren time ne muzike dhe te vazhdoj rrugetimin tim me studimet dhe anen profesionale ne Belgjike.

Besoj dhe shpresoj qe do ju kem perkrah gjithmone.

Me dashuri e juaja

Valza”

(Kosova Sot Online)