Sezoni i fundit i “KWTK”, pse motrat Kardashian morën vendimin ta mbyllnin këtë reality show?

  • G.G /
  • 18 September 2020 - 10:11
Sezoni i fundit i “KWTK”, pse motrat Kardashian morën vendimin ta mbyllnin këtë reality show?

Lajmi se pas 20 sezonesh “Keeping up with the Kardashians” do të mbyllet i befasoi të gjithë fansat e familjes së famshme. Sipas një burimi për Us Weekly, motrat Jenner dhe e ëma e tyre duan një pushim nga të treguarit çdo pjesë të jetës së tyre.

Ato mendojnë se janë të famshme shumë tashmë dhe se paratë e tyre online mund t’i bëjnë edhe në forma të tjera. Sipas burimit, që nga debutimi në 2007 vajzat kanë bërë gjithçka dhe i kanë “marrë” gjithçka këtij reality show, ndaj tani duan të konsiderojnë opsionet e tjera.

Nëse do të dalin në ekran do të jetë për një talk show, për një dokumentar mbi jetën profesionale të Kim apo të biznesit të Kourtney. Pra me sa duket tashmë motrat e famshme duan të pushojnë, por nëse rikthehen në ekran do të jenë me formate të tjera. Kujtojmë se sezoni i 20 dhe i fundit i “KWTK” do të publikohet në 2021.

(Kosova Sot Online)