Labi merr rrugës një të moshuar në veturën e tij: Nuk e njoha, as nuk më njohu

  • E.K /
  • 19 shtator 2020 - 11:58
Labi merr rrugës një të moshuar në veturën e tij: Nuk e njoha, as nuk më njohu

Por, së fundmi, këngëtari ka bërë një tjetër gjest për tu marr lakmi, një postim në InstaStory tregoi se ai bashkë me një mik kishin marrë një të moshuar gjatë udhës.

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, njihet për humanitetin e tij e që e tregon në secilin rast.

Labi vazhdimisht ndërmerr aksione bamirëse për të iu dal në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Por, së fundmi, këngëtari ka bërë një tjetër gjest për tu marr lakmi, një postim në InstaStory tregoi se ai bashkë me një mik kishin marrë një të moshuar gjatë udhës.

Këngëtari tregoi se ai nuk e njihte të moshuarin, por në anën tjetër as i moshuari nuk e kishte njohur artistin, të cilin më pas e dërgoi deri në destinacionin ku kishte për të shkuar.

“Kalimtar i rastit! Babloki, i s’di kujt është, ama nga Kosharja e deri në Lipjan e mora me vete! Ai as nuk më njohu dhe nuk e njoha, por na uroi nga zemra që nuk e lamë duke pritur në diell dhe filloi me na urua me fjalë të shpirtit, sepse plaku nuk mendon keq! Baca Plak, u pafshim me të mira e të fala familjes! Zoti i bekoftë gjithë pleqtë”, ka treguar Labi në mbishkrimin e foto.

(Kosova Sot Online)