Arbana Osmani flet si rrallëherë për shtatzëninë: Ndryshe nga fëmija i parë...

  • G.G /
  • 24 September 2020 - 11:15
Arbana Osmani flet si rrallëherë për shtatzëninë: Ndryshe nga fëmija i parë...

Siç tashmë dihet, moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është në pritje të fëmijës së dytë.

Ndonëse është në fund të pritjes së ëmbël, ajo ka treguar se nuk ka thuajse asgjë gati për bebushin.

Me anë të një postimi në Instastory, Arbana ka rrëfyer se në ndryshim nga shtatzënia e parë, fëmijën e dytë e ka marrë më me qetësi.

Vetëm këtë muajin e fundit ajo ka filluar të blejë gjërat që do i duhen.

‘Ndryshe nga fëmija i parë për të cilin blen që në muajin e parë lloj lloj budallalliqesh, me të dytin e merrke shumë më shtruar, fillon nga muaji i 9 me blerje", ka shkruar modertorja.

(Kosova Sot Online)