Morena Taraku na këputi shpirtin me fjalët dedikuar të ëmës së ndjerë “S’ka jetë pa ty mami”

  • G.G /
  • 26 September 2020 - 11:35
Morena Taraku na këputi shpirtin me fjalët dedikuar të ëmës së ndjerë “S’ka jetë pa ty mami”

Këngëtarja Morena Taraku e ka humbur në moshë të vogël nënën e saj, mirëpo gjithmonë e mban pranë zemrës dhe tregon se ia ndjen mungesën më shumë se kushdo tjetër.

Pas humbjes së saj, këngëtarja ka jetuar me të atin që i është bërë edhe nënë edhe baba, por askush s’e zë dot vendin e nënës.

Në rrjete sociale nuk mungojnë dedikimet e shumta të Morenës për gjysmën e saj në qiell, të cilës i drejton shpesh mesazhe dhe i tregon shqetësimet e saj.

Së fundmi, këngëtarja na këputi shpirtin me fjalët që i shprehu të ëmës në një postim në InstaStory, ku shkruan:

“Mami, a mund të kthehesh dhe të qëndrosh pak? Dua të të përqafoj fort dhe mos të të lë më kurrë të shkosh. Gjithmonë më ke thënë të bëhem një njeri i mirë. Por të jesh një njeri i mirë s’të mbron nga njerëzit e këqinj mama. Më vjen keq, por s’ka jetë pa ty këtu mami. E jotja, Morena.”

Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja publikoi bashkëpunimin e shumëpritur me Stresin, të titulluar “Bad Girl”.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe numëron mijëra klikime në Youtube.

Nëse ende nuk e keni dëgjuar, ja ku e keni më poshtë:

(Kosova Sot Online)