“E kam mbajtur sekret”! Ylli i Victoria’s Secret zbulon se është në pritje të ëmbël me foto nudo

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 15:32
“E kam mbajtur sekret”! Ylli i Victoria’s Secret zbulon se është në pritje të ëmbël me foto nudo

Elsa Hosk është në pritje të ëmbël të një bebushi!

Modelja e Victoria’s Secret ka dhënë lajmin e bukur duke publikuar disa foto ku ka pozuar nudo me barkun e rrumbullakosur.

“E kam mbajtur sekret këtë engjëllin në barkun tim për një farë kohe. Ndihem shumë e emocionuar dhe me fat që do të bëhem me fëmijë dhe do filloj kapitullin tjetër të jetës me njeriun e ëndrrave të mia !!!!”, shkruan ajo në Instagram.

Vetëm një ditë më parë, Elsa Hosk dhe Tom Daly u fotografuan në New York, ku u shfaqën të dy me maska duke bërë një shëtitje.

Modelja suedeze dhe sipërmarrësi danez u siguruan që t’i shihnin të gjithë, por askush nuk e kuptoi që së shpejti do të bëhen prindër.

(Kosova Sot Online)