“Jam nënë e tre fëmijëve, punoj ndershmërisht”- Arjola Demiri i përgjigjet komenteve negative pas përfshirjes në politike: Eci vetë në jetë

  • G.G /
  • 02 October 2020 - 12:58
“Jam nënë e tre fëmijëve, punoj ndershmërisht”- Arjola Demiri i përgjigjet komenteve negative pas përfshirjes në politike: Eci vetë në jetë

Aktorja Arjola Demiri u komentua gjatë pasi shprehu mbështetjen e saj për Partinë Socialiste dhe përfshirjen e saj në politikë.

Emri i saj u përfol si një kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe se do përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit.

Pas vendimit të saj për tu përfshirë në politikë, Arjola Demiri u përball me komente negative, ku disa prej tyre hamendësuan se ajo po përdor politikën për të ecur para në jetë.

Gjatë një interviste në “Wake Up”, aktorja iu përgjigj këtyre komenteve duke thënë se është një vajzë me këmbë në tokë dhe që s’ka nevojë për tu përfshirë në politikë që të eci para në jetë.

Arjola Demiri theksoi se ka dalë në mbrotje të Teatrit Kombëtar, por për shkak se është nënë që duhet të kujdeset për tre fëmijët dhe ka angazhime profesionale, nuk mund të protestonte dhunshëm por qytetarisht.

Ajo shtoi se është një nënë që po mundohet që të punojë dhe të rrisë fëmijët e saj në mënyrë të ndershme.

“Jam një vajzë që eci vetë në jetë, nuk kam nevojë që të futem në politikë për të ecur përpara. E kam parë të sinqertë afrimin tim tek PS. Çfarë më preku është që dikush, që s’dua tia përmend emrin, kishte shkruar se kush është kjo që do të përqaset në PS, sepse nuk ka thënë dy fjalë për Teatrin, i kam dalë në mbrojtje sepse kështu i bie të mos jem artiste.

Jam nënë e tre fëmijëve dhe kam pasur mjaft angazhime. Nuk mund të dal të protestoj dhunshëm, por qytetarisht. Komentet që kam marrë nga ky zotëri ishtë ofenduese për një femër që po mundohet të punojë ndershmërisht dhe të mbajë e të rrisë fëmijët e saj ndershmërisht.

Njerëzit cektësisht prekin jetën time, thonë fjalë që buk janë, prekin vetëm familjen time, mua personalisht jo sepse vazhdoj të jem me këmbë në tokë dhe ta di shumë mirë se kush jam,”- tha aktorja.

(Kosova Sot Online)