Stresi tregon të vërteten! Ja çfarë fshihet pas fotos me të cilën dha lajmin se është infektuar me Covid-19

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 10:17
Stresi tregon të vërteten! Ja çfarë fshihet pas fotos me të cilën dha lajmin se është infektuar me Covid-19

Pak kohë më parë, Stresi zbuloi se ishte infektuar me Covid-19 nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Reperi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi gjatë periudhës që duhet të ishte i izoluar, ai u shfaq duke festuar me shokë e miq.

Por, i ftuar ditën e djeshme tek emisioni “Nin”, reperi ka treguar se e publikoi foton pas një loje me miqtë dhe më pas e fshiu, por ishte tepër vonë, sepse lajmi ishte përhapur.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”,- u shpreh Stresi.

Ai foli edhe për raportet me Ledri Vulën.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë të këqija. Hienat e kanë bërë lojën të tillë. Unë me Ledrin që nga fillimi e deri më sot kemi pasur marrëdhënie të mirë pavarësisht keqkuptimeve, fjalëve.

Nuk është se s’kemi fol, kemi folur non stop, as ne vetë nuk e kemi kuptuar si ndodhi ajo mënyra e shkëputjes. Nuk ka lidhje me Babastras, sepse unë që nga fillimi e kam mbështetur Ledrin, sepse kam thënë që në fillim se ai është më burri në Babastars”,- tha Stresi.

I pyetur për Getoar Selimin, reperi tha se ka marrëdhënie të mira edhe më të.

(Kosova Sot Online)