Ledina Çelo vendos të ndryshojë ‘look’ dhe do vijë si nuk e keni parë asnjëherë

  • G.G /
  • 10 October 2020 - 09:29
Ledina Çelo vendos të ndryshojë ‘look’ dhe do vijë si nuk e keni parë asnjëherë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo ka zgjedhur së fundmi të ndajë me ndjekësit një moment me flokët në ngjyrë të kuqe. Menjëherë pas këtij momenti duket se ajo ka vendosur ta bëjë realisht këtë ndryshim, pasi ky ‘look’ i shkon shumë.

“U tha, u bë…që nesër të kuqe”, ka shkruar Ledina krah pamjeve ku duket se po shijon dhe një pije në duart e saj. Nuk dihet nëse Çelo do të guxojë ta bëjë këtë ndryshim, megjithatë ky detaj pritet të zbulohet në ditët në vazhdim. Kujtojmë se pas pushimeve në Shqipëri, Ledina është rikthyer në Gjermani së bashku me familjen e saj, pasi impenjimet për të kanë nisur sërish tani që fëmijët janë në shkollë.

(Kosova Sot Online)