Në shtrat, duke qeshur! Georgina na tregon si po i shkon izolimi Ronaldos, me një dedikim romantik!
Bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme lajmi që u dha nga federata portugeze e futbollit, që informoi se Cristiano Ronaldo është infektuar me Covid-19.
Megjithatë, në njoftimin e tyre thuhej se Ronaldo është mirë dhe nuk ka asnjë simptomë.
Pak orë pas lajmit partnerja e tij, Georgina, ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto të shkëputur nga biseda e tyre me kamër.
Të dy shihen të buzëqeshur, teksa CR7 ndodhet në shtrat duke reflektuar gjendje të mirë shëndetësore.
“Ti je frymëzimi im!”- ka shkruar bukuroshja nga Argjentina.
Ata janë larg njëri-tjetrit sepse 35-vjeçari është izoluar në Portugali, ku ndodhej pasi iu bashku Kombëtares, kurse Georgina ndodhet në shtëpinë e tyre në Itali.
Sakaq, nuk dihet ende se nga është infektuar Ronaldo, por kujtojmë se në ekipin juventin kanë rezultuar me Covid-19 dy pjesëtar të stafit.
Madje, ai ishte paralajmëruar bashkë me bashkëlojëtarët e tjerë mos t’i bashkohej Portugalisë, por Ronaldo nuk e mori parasysh diçka të tillë.
Sipas mediave italiane, ai mund të përballet me Prokurorinë pasi e gjithë skuadra dhe stafi i Juventusit ishin izoluar nga e shtuna, një procedurë që nuk i ndalon ata të stërviten ose të luajnë, por ndalon kontaktin me personat jashtë.
(Kosova Sot Online)