Po vjen diçka e re nga Tayna!

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 10:57
Po vjen diçka e re nga Tayna!

Këngëtarja dhe reperja e njohur Tayna kohët e fundit është në qendër të vëmendjes, pasi po është shume aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja tash e sa vite bashkëpunon me grimeren e njohur Sellma dhe si duket paraqitjet e saj ia ka besuar asaj.

Ka kohë që Tayna nuk ka publikuar ndonjë këngë, ndërsa fansat janë duke pritur projekt të ri nga këngëtarja.

Por si duket këngëtarja nuk paska të ndalur, make up artistja e njohur Sellma, po shuan kureshtjen e të gjithëve lidhur me këtë çështje, ajo së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ka bërë të ditur se Tayna po vjen me diçka te re. 

(Kosova Sot Online)