Sekreti u zbulua! Bella Hadid në një lidhje me nipin e ikonës së Hollywood!

  • G.G /
  • 14 October 2020 - 13:36
Sekreti u zbulua! Bella Hadid në një lidhje me nipin e ikonës së Hollywood!

Bella Hadid, supermodelja e famshme, duket se ka thyer shumë zemra pasi mediat e huaja shkruajnë se ajo nuk është më beqare.

24 vjeçarja ka qenë fshehurazi në një lidhje me Duke Nicholson, i cili është 20 vjeç e po ashtu është nipi i ikonës së Hollywood Jack Nicholson. Shumë mund ta njohin atë si djaloshin e bukur që pozoi pranë Lana Del Rey në kopertinën e albumit të këngëtares.

Sipas Page Six, dy zogjtë e dashuruar kanë kaluar mjaft kohë së bashku që nga muaji i kaluar kur të dy u panë duke shkuar drejt Nju Jorkut.

Po ashtu raportohet se ai ka qenë me të në ‘arratisjen’ e ditëlindjes, ku ishin edhe miqtë e saj më të mirë.

Teksa ndau disa foto nga festa e ditëlindjes së 24-të në Instagram, Bella shkroi: “Oh zot, ndihem vërtet me fat … Unë zakonisht anuloj çdo lloj festimi të madh të ditëlindjes, kështu që këtë vit thjesht doja të merrja miqtë e mi të mirë në një aventurë që ishte absolutisht të pakthyeshme. ”

Bella Hadid ka qenë beqare që kur i dha fund lidhjes së saj me The Weeknd më 2019.

(Kosova Sot Online)