Ka mollëzat më të mëdha në botë, por modeles i duken përsëri të vogla! Ja ç’mendon të bëjë

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 10:20
Ka mollëzat më të mëdha në botë, por modeles i duken përsëri të vogla! Ja ç’mendon të bëjë

Një modele me mollëzat më të mëdha në botë, pretendon se ato ende duken shumë të vogla, edhe pse nuk kujton dot as numrin e ndërhyrjeve që ka bërë.

Anastasia Pokreshchuk, 30, nga Kievi, Ukrainë, bëri ndërhyrjen e parë kur ishte 26 vjeç dhe nuk ka ndaluar së injektuari fytyrën që nga ajo kohë.

Ajo tani ka shpenzuar më shumë se 2,000 dollarë dhe nuk mendon të ndalet.

Anastasia tha: “Ju mund të mendoni se janë shumë të mëdha, por unë mendoj se janë pak të vogla. Duhet t’i rifreskoj përsëri së shpejti.”

Ajo ka përdorur mbushës (filler) në buzë, faqe dhe tek cepat e gojës, botoks në ballë, si dhe ka riformuar nofullën dhe mjekrën.

Ajo është fiksuar aq shumë me mbushësit, saqë ka filluar t’ua japë edhe miqve të saj.

Anastasia tha se “ra në dashuri” me mënyrën se si ndërhyrjet e bënin të dukej.

“I dua ato, dua që të duken kështu dhe jam shumë e lumtur. Unë rregullisht injektoj vetë pjesë të tjera të fytyrës sime,“- tha ajo.

“E kuptoj që duket e çuditshme për njerëzit e tjerë, por nuk e kam problem.”

Ajo tha se ka marrë mesazhe urrejtjeje në mediat sociale.

“Mund të jetë i rrezikshëm, por unë e bëj procedurën me mjekë dhe tani po mësoj kozmetologji në një shkollë online,”- tha ajo.

(Kosova Sot Online)