Rita Ora kapet mat me këngëtarin me famë botërore!

  • G.G /
  • 15 October 2020 - 13:21
Rita Ora kapet mat me këngëtarin me famë botërore!

Rita Ora dhe Lewis Capaldin u fotografuan mbrëmjen e djeshme pas një takimi që zjvilluan të dy në Londër dhe të gjithë mendojnë se dyshja po na sjell një bashkëpunim.

Si dy nga yjet më të dashura të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, bashkëpunimi i tyre do thyente listat muzikore. Sipas “The sun” ata janë takuar sepse kanë regjistruar këngën e re që pritet të publikojnë së shpejti.

Rita u pa në studion në North West London e veshur me një fustan shumë ekstravagant nën xhaketë dhe Lewis më vonë u fotografua duke u larguar, teksa merrte një taksi.

Kjo nuk është hera e parë që Rita dhe Lewis punojnë së bashku. Autori i hitit “The Someone You Loved” shkroi një këngë për ish-anëtaren e X Factor, të titulluar “How To Be Lonely”, e cila u publikua në mars.

Të dy janë duke punuar për muzikë të re, teksa Lewis po përpiqet të arrijë suksesin e albumit të tij debutues “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, më i shituri në MB vitin e kaluar.

Rita postoi disa foto me të njëjtën veshje në Instagram dhe një video ku shihej një shishe shampanje që hapet në një studio. Ajo shkroi: “Në regjistrime, përsëri në studio”.

(Kosova Sot Online)