Geti dhe Marina fluturojnë jashtë Shqipërisë, marrin hotel luksoz 5 mijë euro veç një natë
Një nga pasojat më të dhimbshme që solli pandemia është mbyllja e kufije dhe heqja e mundësisë për të udhëtuar.
Na e merr mendja se ndër personat që po e vuajnë më shumë këtë gjë janë Marina dhe Getoari që arratiseshin shpesh në cepe të ndryshme të botës.
Por, pritjes i ka ardhur fundi dhe pas kaq shumë muajsh çifti simpatik i është rikthyer udhëtimeve. Ditën e djeshme ata ndanë disa postime me fansat ku shiheshin në aeroplan, por pa na e zbuluar destinacionin.
Megjithatë, moderatorja na ka treguar sot se ndodhen në Milano. Ata po qëndrojnë në një nga hotelet më luksoze italiane, ku një natë kushton minimalisht 500 euro dhe maksimalisht 5000 euro.
Nuk dihen ende aryset e këtij udhëtimi, nëse kanë motive profesionale apo thjesht kanë dashur të pushojnë por mbetet për tu parë.
(Kosova Sot Online)