U kap “mat” nga paparacët, Rita Ora fotografohet me Chris Brown në orët e vona

  • G.G /
  • 17 October 2020 - 10:28
U kap “mat” nga paparacët, Rita Ora fotografohet me Chris Brown në orët e vona

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora është forografuar nga paparacët nën shoqërinë e yllit të muzikës pop, Chris Brown, në Londër.

Bashkë me ta ishte dhe ish-e dashura e Brown, Ammika Harris, dhe djali i tyre, Aeko, raporton “Mirror”.

Kur kuptoi praninë e fotografëve, Rita fshehu fytyrën dhe më pas hipi në pjesën e pasme të makinës.

Ajo ishte veshur me një xhup të zi dhe mbante në dorë një çantë “Channel”.

31-vjeçari Brown po ashtu ishte veshur me një xhup, xhinse dhe atlete.

Kjo është hera e parë që Chris Brown viziton Britaninë e Madhe pas skandalit të 2009-ës, ku iu ndalua hyrja në vend, pasi u shpall fajtor për sulmin ndaj të dashurës së tij, Rihanna.

Dënimi i këngëtarit përfundoi në vitin 2015 dhe tashmë ai mund të udhëtojë në vend.

Nuk e dimë nëse takimi i tyre përkon me ndonjë projekt muzikor, apo ka qenë thjesht një takim miqësor.

Kujtojmë se dyshja ka bashkëpunuar 5 vite më parë për këngën “Body on me”, projekt shumë i suksesshëm.

(Kosova Sot Online)