Enca shfaqet me veshje intime në krahët e djalit muskuloz! Ja pamjet nga festa gjigante e ditëlindjes

  • G.G /
  • 19 October 2020 - 15:03
Enca shfaqet me veshje intime në krahët e djalit muskuloz! Ja pamjet nga festa gjigante e ditëlindjes

Enca feston sot 25-vjetorin e lindjes, por këngëtarja vendosi që miqtë t’i mblidhte që dje në darkë për të pritur bashkë orën 00:00.

Nëpërmjet postimeve të shumta në Instastory, këngëtarja zbuloi se kishte organizuar një super festë të mbushur me tullumbacë dhe drita shumëngjyrëshe.

Mes të ftuarve nuk kanë munguar as personazhe të njohur, me të cilët Enca ka bashkëpunuar për projektet e saj dhe ka ruajtur raporte të mira.

Siç duket nga pamjet që vetë ajo ka publikuar në Instagram, festa e ditëlindjes së këngëtares ngjason me një “pajama party”, sepse të gjithë shihen të veshur me pizhama me ngjyra.

Vetë Enca zgjodhi një fustan gjumi ngjyrë rozë të lehtë, si dhe një këmishë nate të gjatë, të cilën e kishte hedhur krahëve.

Megjithatë, vëmendjen duket se e mori një foto e realizuar nga Ermal Mamaqi.

Në të, këngëtarja shfaqet në krahët e në djali muskuloz, i cili e ka ngritur në krahë dhe për pak sa nuk i janë zbuluar pjesët intime.

Këngëtarja dukej në formë të mirë fizike, pasi para pak kohësh ajo pësoi një aksident dhe iu desh të bënte një operacion në këmbë.

(Kosova Sot Online)