Elita Rudi tregon nurin e shtatzënisë, pozon me barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 23 October 2020 - 11:32
Elita Rudi tregon nurin e shtatzënisë, pozon me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur shqiptare, Elita Rudi, është në pritjen e ëmbël të fëmijës së dytë.

Ajo dhe reperi Gjiko, kësaj here, do të bëhen prindër të një vajze.

Elita së fundmi ka publikuar disa ku ka vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrat bardhë dhe blu dhe me flokët e kapura bisht, Elita bëri që i gjithë nuri i saj i shtatzënisë të vihet në pah.

Përndryshe ajo dhe reperi Gjiko janë prindër edhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri dhe së bashku jetojnë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)