Lexoni edhe:
Maluma fotografohet me të dashurën e re! Ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën
Tre muaj më parë, në korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Boka dhe partneri i saj, Ivi Rrokaj, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e quajtën Gaia.
Gjatë kësaj kohe Olta i është përkushtuar me kohë të plotë vajzës së saj, për të siguruar një rritje sa më të shëndetshme për të.
Maluma fotografohet me të dashurën e re! Ja kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrënLexoni edhe:
Megjithatë ajo nuk ka lënë pas dore as veten dhe sot ka treguar se ka bërë një ndryshim drastik në pamje. Tre muaj pas lindjes së vogëlushes së saj, Olta i ka lyer flokët në ngjyrë të zezë, si asnjëherë më parë.
“Pas 3 muajsh ishte kha pë një ndryshim”, ka shkruar Olta përkrah një videoje ku tregon “look”-un e ri.
Pavarësisht se floku i saj natyral qëndron në nuancat e brunes, Oltën e kemi parë gjithmonë me flokë të verdha. Këngëtarja i ka qëndruar besnike flokut biond prej vitesh, por mesa duket ndryshimet në jetën e saj e kanë bërë që t’i kthehet stilit të vjetër.
(Kosova Sot Online)