Çfarë po ndodh me bashkëpunimin e Ledrit dhe Majkut

  • G.G /
  • 30 tetor 2020 - 15:52
Çfarë po ndodh me bashkëpunimin e Ledrit dhe Majkut

Reperi dhe këngëtari Majk është njëri ndër artistët më të veçantë në showbizin shqiptar, këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes stilit të tij interesant dhe ngjyrës së zërit që reperi ka.

Majk tash e sa vite bashkëpunon me Getoar Selimin dhe të gjitha bashkëpunimet e tyre kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Duke filluar nga kënga “Ajo”, “Sjena mo”, e duke e përfunduar kështu me “Malena” , janë dhe kanë mbetur  disa prej këngëve që kanë qenë super hite e sidomos në sezonin e verës.

Kështu ndodhi edhe me këngën e fundit që dyshja ka publikuar, këngën “Zhytem”, këngë kjo që është shoqëruar me miliona klikime në youtube.

Si duket dyshja po del të jetë një dyshe perfekte, kështu duke kthyer çdo këngë të tyren në super hit.

Pas këtij suksesi çunat janë futur prapë në studio, duke bërë të nënkuptojmë se dyshja ndoshta është duke sjellë diçka të re.

Këtë e ka bërë të ditur vet Majk përmes një foto në llogarinë e tij në Instagram, por pa zbuluar diçka më tepër.

Kujtojmë se para pak muajve, Majk bëri me dije se dyshja do të sjellë një album së bashku, ku pjesë e tij do të jetë edhe Onat reperi që është pjesë e grupit Babastars.

Albumi pritet të publikohet gjatë stinës se dimrit.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që ky album të pasohet nga një tjetër solo, pasi siç bëri me dije ka gati shumë projekte.

Ndërkaq sa i përket bashkëpunimit me reperin Ledrin, ai si duket ka mbetur në harresë.

Më 17 korrik në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit të dyshes që është xhiruar në bregdet dhe si duket klipi duhet të jetë tejet veror.

Në njërën prej fotove që qarkulloi aso kohe Majk dhe Ledri kishin pozuar së bashku, të veshur shumë ‘cool’ dhe me një gotë në dorë.

Tashmë  kanë kaluar edhe disa muaj nga përfundimet e xhirimeve dhe vera po përfundon, por ende nuk ka asnjë shenjë nga dyshja për këtë projekt.

Nuk dihet ende saktë se çfarë ka ndodhur me këngën, por me siguri ata e kanë shtyrë për një moment të dytë.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars, deri atëherë do të duhet të presim për të parë nëse ky projekt muzikor do të publikohet.

(Kosova Sot Online)