“Vajza e babit”! 1 vit pas ndarjes së tij nga jeta, Loredana gdhend në trup një tatuazh për të atin

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 10:14
“Vajza e babit”! 1 vit pas ndarjes së tij nga jeta, Loredana gdhend në trup një tatuazh për të atin

Loredana humbi 1 vit më parë babain e saj, me të cilin kishte një raport shumë special. Për nder të figurës së tij dhe lidhjes që kishte me të, së fundmi reperja ka gdhendur në trup një tatuazh për të atin.

Loredana ka zbuluar se ka bërë në pjesën e qafës një tatuazh dedikuar babait të ndjerë. Shihet se ajo ka bërë krahët e një engjëlli dhe ka shkruar poshtë tyre datën 27 mars që duhet të ketë lidhje me të atin.

“Vajza e babit”, ka shkruar Loredana përkrah tatuazhit, shoqëruar me një fytyrë të mërzitur.

Reperja a treguar më herët se viti i shkuar ka qenë shumë i vështirë për të, sepse përveçse humbi babain, u akuzua për mashtrim, nëna e saj u diagnostikua më kancer dhe po ashtu u nda nga Mozzik. Megjithatë flitet se me këtë ë fundit është ribashkuar dhe dyshimet nuk kanë lindur më kot.

Ditën e djeshme ata janë fotografuar bashkë në Kosovë, ashtu siç ndodhi edhe disa javë më parë.

Reperja ka dalë ‘live’ më herët këtë javë në TikTok, teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik.

“Ku është Mozzik?“- ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.” Videoja është bërë virale dhe fansat janë shumë të entuziazmuar nga ky fakt, sepse kjo ishte hera e parë që Loredana fliste për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre. 

(Kosova Sot Online)