Tayna shpenzon 12 mijë euro në një veshje të zakonshme

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 08:02
Tayna shpenzon 12 mijë euro në një veshje të zakonshme

Për shkak të anulimit të koncerteve në këto kohë të krizës globale, shumica e artistëve kanë zgjedhur që të udhëtojnë.

Njëra prej tyre është rep-artistja Tayna, e cila po shijon pushimet në një restorant mjaft luksoz.

Ajo nga vendi ku po qëndron ka sjellë imazhe të shumta në rrjetin social Instagram, teksa ka marrë komente të shumta.

Në dukjen e fundit, Tayna duket se ka shpenzuar mjaft para për tu dukur me stil, ndërsa shuma arrin 12 mijë euro.

Këtë e ka bërë të ditur faqja Shqipe.Closet, ndërsa bën të ditur se çmimi më i lartë i takon orës ‘Rolex’ me 11 mijë dollarë.

(Kosova Sot Online)