Prisni pak! Mos vallë Luana po sjell një këngë me këngëtarin me famë botërore që po bën namin kudo?!

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 08:38
Prisni pak! Mos vallë Luana po sjell një këngë me këngëtarin me famë botërore që po bën namin kudo?!

Luana dhe muzika- duket se do ecin gjithnjë paralelisht me njëra-tjetrën dhe këtë moderatorja na e ka vërtetuar disa herë.

Ndonëse “Shiko kush luan” po i merr goxha kohë dhe energji, nisur edhe nga super suksesi që po korr, ajo sërish ka gjetur pak kohë për në studio, ku mesa duket po punon për një projekt të ri.

Ishte vetë Luana që postoi disa video në llogarinë e saj në Instagram, duke zbuluar surprizën të cilën deri tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Luana po sjell një këngë të re, vijën melodike të së cilës e ka shkruar vetë për herë të parë.

E teksa Luana na la ende në kuriozitet një detaji po na bën të mendojmë se ajo do vijë në një bashkëpunim. Dhe nuk po flasim për një emër dosido, por për Guaynaa.

Kjo jo më kot. “iconstyle.al” ka vënë re se reperi nga Puerto-Rica ka filluar të ndjekë Luanën në Instagram, e po ashtu edhe ajo.

Guaynaa është i njohur për mega hitin “ReBoTa”, e cila u bë kënga e tij e parë që arriti në “Billboard Hot Latin Song” në prill, 2019.

Kjo këngë numëron jo pak, por 417 milionë klikime.

Ndërkohë, jo më pak i sukseshëm rezultoi bashkëpunimi i tij me Lele Pons “Se te nota”, i publikuar 2 muaj më parë.

Kënga ka bërë xhiron e rrjetit dhe numëron 156 milionë klikime.

Mesa kemi parë në rrjetet sociale dhe në “Shiko kush luan”, moderatorja i pëlqen shumë këto këngë pasi i luan shpesh dhe duhet ta pranojmë se një bashkëpunim mes tyre do ishte WOW.

Megjithatë, duhet ende të presim që zërat të konfirmohen nga vetë ajo, ose të mohohen.

View this post on Instagram

Kush po qesh kaq shume sa une sonte???

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on

(Kosova Sot Online)