“Nga mediat mu shkatërrua martesa”- Bleona Qereti reagon ashpër: Jeta ime private e shenjtë, mos më krahasoni me modele e artiste që financohen nga lekët e drogës

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:56
“Nga mediat mu shkatërrua martesa”- Bleona Qereti reagon ashpër: Jeta ime private e shenjtë, mos më krahasoni me modele e artiste që financohen nga lekët e drogës

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti është shprehur se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të.

Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vuajtur” dhe iu është shkatërruar martesa e parë me Gani Bardhën.

“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,”– tha Bleona Qereti në një intervistë për “PolitikOn”.

Këngëtarja theksoi se “jeton një jetë private të shëndetshme” dhe emri i saj nuk mund të bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur, sipas saj, në Shqipëri modelet e Instagramit dhe artiste me famë botërore financohen nga lekët e drogës.

Ndërsa shtoi se vetë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave.

“Të gjithë e dinë që jetoj jetë private të shëndetshme. Nëse shkoj në klabe, ndodh sepse është koncerti im në 99% të rasteve.  Është e tmerrshme që emri im bëhet prototip i kategorisë së gabuar kur në Shqipëri ke të gjitha modelet e Instagram-it, artistet me famë botërore të Instagram-it me like dhe follower-sa fallco që financohen nga lekët e drogës. Ke shumë emra të tjerë që mund të përmendësh si prototip në atë lloj kategorie, por mos përmend emrin tim sepse unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e këtyre gjërave. Nëse juve iu është bërë normale që njerëzit me lekët e drogës bëjnë jetën luksoze që njerëzit e thjeshtë nuk e përballojnë dot, ju duket që është normale ajo që ndodh në Shqipëri. Një njeri duhet t’iu zgjojë nga gjumi,”– përfundoi Bleona Qereti.

(Kosova Sot Online)