S*ksi më i mirë para apo pas martesës? Mihrije Braha dhe Naim Abazi nxjerrin ‘sekret’: Më pëlqejnë surprizat në shtrat

  • G.G /
  • 11 November 2020 - 09:59
S*ksi më i mirë para apo pas martesës? Mihrije Braha dhe Naim Abazi nxjerrin ‘sekret’: Më pëlqejnë surprizat në shtrat

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë ndër çiftet më të dashura shqiptare. Këngëtarët kanë fituar zemrat e publikut me thjeshtësinë që i karakterizon dhe gjithmonë flasin hapur për marrëdhënien e tyre, duke treguar se janë shumë të dashuruar.

Së fundmi, të ftuar në rubrikën “AfterParty”, çifti  kanë nxjerrë sekretet e marrëdhënies së tyre në disa pyetje që Naim Abazi i drejtoi bashkëshortes së tij.

Mihrje Braha zbuloi se ka qenë më shumë xheloze në fillimin e marrëdhënies së tyre sesa tani.

Ajo gjithashtu u shpreh se i pëlqen më shumë që bashkëshorti ti bëjë surpriza në shtrat sesa në punë.

Ndërsa pyetjes nëse Naimi ka qenë më i mirë në seks para apo pas martese, refuzoi ti përgjigjej.

Pjesë nga intervista:

Naim Abazi: Mihrije mua në moshë të re apo tani?

Mihrije Braha: Tani.

Naim Abazi: Je më shumë xheloze tani apo në fillimet e marrëdhënies?

Mihrije Braha: Në fillimet tona.

Naim Abazi: Do diamante apo buqeta me lule çdo javë nga unë

Mihrije Braha: Buqeta me lule do ishte mirë dhe të mos harrosh ditën kur bëhet java (qesh).

Naim Abazi: Faleminderit për diamantet. Mua si këngëtar apo biznesmen?

Mihrije Braha: Si këngëtar, ashtu të kam dashur përmes zërit.

Naim Abazi: Seksi më i mirë para apo pas martese?

Mihrije Braha: Pip…

Naim Abazi: Surpriza në punë apo në shtrat?

Mihrije Braha: Kjo e dyta (qesh)

Naim Abazi: Këtë e ka treguar këtu, as unë nuk e dija.

(Kosova Sot Online)