Beyonce anulon turneun botëror për shkak të Covid-19

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 15:39
Beyonce anulon turneun botëror për shkak të Covid-19

Beyonce ngelet një nga këngëtaret më të mëdha të skenës botërore.

Këngëtarja po përgatitet për një album të ri vitin e ardhshëm, por nuk po e mendon më një turne botëror në vitin 2021, për shkak të situatës pandemike në botë.

Por, duket se Beyonce është duke planifikuar një tjetër zgjidhje.

Një burim i afërt me super yllin tha, “Beyonce dhe ekipi i saj aktualisht po hartojnë një plan për të krijuar një shfaqje virtuale të drejtpërdrejtë për të shfaqur muzikën e saj të re në 2021, tani që ajo nuk mund të bëjë turne për shkak të Covid”.

“Me një projekt të ri gjatë rrugës, ajo planifikon një shfaqje virtuale që fansat mund ta shikojnë në shtëpi dhe ajo e ka bërë të qartë se është e gatshme të tejkalojë të gjitha pengesat për ta bërë atë një spektakël të vërtetë”.

(Kosova Sot Online)