“Shqetësoheshin për rrëmbimin e fëmijëve”, ish-truproja i Brad Pitt dhe Angelina Jolie rrëfen detaje nga marrëdhënia e tyre

  • G.G /
  • 13 November 2020 - 09:11
“Shqetësoheshin për rrëmbimin e fëmijëve”, ish-truproja i Brad Pitt dhe Angelina Jolie rrëfen detaje nga marrëdhënia e tyre

Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishin çifti më i komentuar në gjithë botë. Në dukje “familje perfekte”, ata kishin rrëmbyer zemrat e të gjithëve, derisa i dhanë fund martesës disa vite më parë.

Dhe tani ish-truproja aktorëve ka treguar detaje nga jeta e tyre personale.

Mark “Billy” Billingham tregoi sesi ishte të punoje me një nga çiftet më të famshme në botë.

Ai tha se shqetësimi kryesor i Angelina Jolie dhe Brad Pitt ishte siguria e fëmijëve të tyre.

“Shqetësimi më i madh për ta ishte rrëmbimi i fëmijëve, gjithçka ka të bëjë me paratë,”– tha 53-vjeçari, i cili punoi 18 muaj për familjen.

Më pas shtoi: “Angie dhe Brad janë shumë të shqetësuar se kush rri pranë fëmijëve të tyre.”

Billy gjithashtu tha se “mësoi shumë” nga yjet.

“Një gjë që më befasoi tek Brad dhe Angelina ishte menaxhimi i tyre i kohës dhe mënyra se si ata kishin kohë për të bërë gjithçka, nga jeta familjare, puna dhe aktivitetet e bamirësisë,”- u shpreh ai. “Kam marrë shumë mësime prej tyre, ata mësuan shumë nga unë dhe e mira e të punuarit së bashku ishte respekti i ndërsjellë.”

Pitt dhe Jolie aktualisht janë në një betejë të hidhur për kujdestarinë e fëmijëve pas ndarjes në 2016.

Ish-çifti, që u takuan në vitin 2004 gjatë xhirimeve të “Mr & Mrs. Smith” dhe u martuan në 2014, bënë kërkesë për divorc në shtator 2016 pas një incidenti në një aeroplan kur Brad dyshohet se humbi kontrollin e vetes dhe u përlesh me djalin Maddox, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë.

Ata lëshuan një deklaratë të përbashkët duke zbuluar se kishin rënë dakord të zgjidhnin divorcin e tyre privatisht.

(Kosova Sot Online)