Nëse Alex Rodriguez e tradhton Jennifer Lopez do ta “paguajë” shtrenjtë dhe këngëtarja po sigurohet për këtë. Ja çfarë po e detyron të bëjë

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 11:22
Nëse Alex Rodriguez e tradhton Jennifer Lopez do ta “paguajë” shtrenjtë dhe këngëtarja po sigurohet për këtë. Ja çfarë po e detyron të bëjë

Jennifer Lopez do të martohet së shpejti me Alex Rodriguez, por raportohet se këngëtarja do sigurohet fillimisht që ai të mos e tradhtojë.

Sipas mediave të huaja rozë, JLo po “detyron” të fejuarin e saj të nënshkruajë një kontratë paramartesore, e cila përmban një “klauzolë tradhtie” në mënyrë të parandalojë Alex që të kryejë marrëdhënie seksuale më femra të tjera gjatë martesës.

“Woman’s Day” pretendon se çifti kanë shtyrë përgatitjet e dasmës pasi fillimisht duan që të përfundojnë marrëveshjen paramartesore.

Ata dëshirojnë një kontratë gjithëpërfshirëse, por, procesi ligjor thuhet se acaroi marrëdhëniet mes tyre.

Revista shkruan se tensioni midis të dyve ishte shumë i dukshëm kur ata u panë duke u larguar nga një ndërtesë në Los Anxhelos.

Të dy J.Lo dhe A-Rod dukeshin të zemëruar, sipas “Woman’s Day”.

“Jen është e gatshme të ndahet nga Alex nëse ai nuk nënshkruan marrëveshjen,”– tha një burim për revistën, duke shtuar se shkaku i tensionit mes tyre ishte klauzola e tradhtisë që Jennifer Lopez dëshiron në marrëveshjen paramartesore.

Ajo thuhet se po kërkon një dëmshpërblim prej 250 milion dollarësh në rast se Alex e tradhton kur të martohen.

Këngëtarja raportohet se po e detyron të fejuarin të nënshkruajë kontratën dhe ai është mërzitur për këtë.

Por Gossip Cop, ka hedhur poshtë thashethemet në një artikull. Burimë për GC, thanë se ky është një tjetër lajm i pavërtetë për çifti.

Ndërsa nuk ka pasur ende një reagim nga ana e JLo dhe Alex për thashethemet që qarkullojnë rreth marrëdhënies së tyre.

(Kosova Sot Online)