Nora Istrefi dhe Xhesika Kadiu “kryqëzojnë” Robert Berishën, nga rrëfimi i ish-gruas për divorcin tek kërcënimet e ish-së dashurës

  • 15 November 2020 - 11:25
Nora Istrefi dhe Xhesika Kadiu “kryqëzojnë” Robert Berishën, nga rrëfimi i ish-gruas për divorcin tek kërcënimet e ish-së dashurës

Këngëtari Robert Berisha, i cili po bën bujë si moderator me programin e titull “Robi plaket kur don vetë”, ka mohuar gjithmonë thashethemet për një histori dashurie me modelen 20–vjeçare Xhesika Kadiu, pavarësisht deklaratave të saj se kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë, por që nuk ka qenë ajo arsyeja e prishjes së martesës së tij me këngëtaren Nora Istrefi.

Gjatë një interviste së fundmi, ai u shpreh se mes tyre nuk ka pasur asgjë përveçse një shoqërie të mirë. Teksa e konsideroi një “modele të thjeshtë, të cilën nuk do ta ftonte asnjëherë në emisionin e tij”, Robert Berisha theksoi se Xhesika Kadiu është një vajzë e vogël dhe që nuk mendon gjatë.

Ndërsa shtoi se nuk do kishte lidhje me një vajzë 22 vite më të vogël se vetja, pasi ai tashmë është 42 vjeç.

“Nuk e di çfarë ka pranuar ajo, janë disa intervista. Ka mbetur një shoqëri shumë e mirë mes meje dhe asaj kur ishim në xhirime në Turqi para dy viteve, ishte një grup xhirimi unë, Rina dhe disa të tjerë për emisionin e Big Mamës, edhe kishte sjellë këtë si modele dhe si shoqe e Rinës. Sa herë jemi takuar, dikush tjetër ka qenë aty, ose Big Mama ose Rina. Edhe në New York e kam takuar, është 22 vite më e re se unë. Nuk e di çfarë ka pranuar dhe ka thënë ajo. 

Nuk besoj se do t’i vijë mundësia që të jetë në emisionin tim, unë do ftoj artistë dhe jo një modele të thjeshtë. Ajo është vajzë e mirë, edhe ishalla e ka fatin e mirë. Por me mua s’e di. Nuk më ka follow dhe as nuk e kam. Largohem kur e shoh që bëhet e madhe, largohem menjëherë. S’e di çfarë ka dashur të thotë, më kanë nxjerrë disa herë në intervista, më kanë provokuar, por nuk ka pasur kurrgjë serioze. S’ka asgjë, shpresoj që asaj të mos i bëhet problem se është vajzë e re, nuk e mendon atë punë. Robi plaket kur do vetë, por me goca të reja nuk bën”, tha Robert Berisha, duke i dhënë fund çdo thashethemi se janë bashkë.

Megjithatë, duket se Jessica Kadiu ka prova të forta se ka pasur romancë mes tyre. Madje, ajo është shprehur se ka prova mjaftueshëm për ta shkatërruar atë.

“Nuk kam folur në lidhje me këtë temë dhe as nuk dua. Por tani po ju premtoj të gjithëve, do të flas shumë shpejt dhe gjithçka do të jetë e qartë për të gjithë ju. Unë nuk kam folur sepse ndryshe nga ky njeri, nuk dua të prish reputacionin e askujt. Por unë kam prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe ende e mbaj gojën mbyllur. Mos luani me zjarrin dhe prisni të mos digjeni. Askush nuk do të thotë gënjeshtra kur emri im është në gojën e tyre,”- shkroi ajo.

Kadiu u shpreh se nuk ka gënjyer asnjëherë, sado që Robert Berisha e mohon se kanë në një marrëdhënie.

Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.

“Së dyti, nuk jam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Unë kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizjen tënden vetëm për shkak të një marrëdhënie të kaluar. Nuk besoj se ia vlen ta përmend emrin e tij, por një gjë që nuk do të lejoj kurrë është që ky njeri të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të, që ai të bëjë veten të duket mirë për publikun. 

Ky person mund ta mohojë sa të dojë, por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur. Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë. Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person,”- përfundoi modelja.

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës është komentuar mjaft në media, madje u fol se arsyeja ishte kjo modele simpatike dhe mendjehapur, së cilës u tha se Nora i dedikoi këngën Ana, asaj që i mori burrin. Çifti, prindër të një vajze, i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi.

]Megjithatë, çifti kanë mbetur shokë me njëri-tjetrin për hir të Renee dhe kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Gjithashtu, thuhet se gëzojnë respekt të ndërsjellë dhe këtë e tregojnë gjithmonë në intervista. Por, së fundmi, Nora Istrefi ka vendosur të thyejë heshtjen në lidhje me divorcin.

E pyetur për ndarjen, u shpreh se po mundohet së që bashku me Robert Berishën ta menaxhojë mirë që vajza e tyre të mos e ndiejë këtë problem. Ajo tha se të dy janë të përkushtuar ndaj Renee dhe kanë marrë përgëzime prej miqve për menaxhimin e situatës.

Ndërsa rrëfeu se Renee e do shumë babanë e saj, por është më shumë e lidhur me këngëtaren, duke shtuar se s’mund të rrinë pa njëra-tjetrën.

“Renee është shumë e mirë, është fëmijë jashtëzakonisht i mirë. Kur rri 2-3 ditë larg saj, më kap sikleti. Babain e vet e do shumë, por me mua është më e lidhur. Nuk mund të rrimë pa njëra-tjetrën. Po mundohemi ta menaxhojmë shumë mirë, i jemi përkushtuar të dy shumë që ajo të mos e ndiejë atë çështje, atë problem. Kam marrë komplimente prej shoqeve, prej njerëzve që sa mirë e kemi menaxhuar. Shpresoj të jetë ashtu, jemi munduar shumë. Uroj që të gjithë prindërit të dinë ta menaxhojnë mirë,”- tha Nora Istrefi.

Por burime pranë Norës kanë treguar se deklaratat e modeles Xhesika për lidhje me ish-burrin e saj e kanë acaruar Norën dhe e kanë detyruar të flasë për këtë martesë.

Artisja “që përton të flasë”, sipas Robertit, këtë herë nuk ka përtuar aspak kur fjala është për burrin, me të cilin kaloi 17 vite dhe ka një vajzë.

(Kosova Sot Online)