Demi Lovato flet pas ndarjes së bujshme nga i fejuari i saj

  • E.K /
  • 15 November 2020 - 13:28
Demi Lovato flet pas ndarjes së bujshme nga i fejuari i saj

Ky vit për këngëtaren e njohur, Demi Lovato-n ka qenë mjaft aktiv, pas kthimit në muzikë dhe me një romancë që përfundoi shumë shpejt.

Demi u nda nga i fejuari Max Ehrich, vetëm 5 muaj pas ceremonisë.

Ndarja e tyre pati përplasje pas kësaj, pasi Max e akuzoi Demin se po e përdorte atë.

Së fundmi, në “Today ëith Hoda&Jenna”, këngëtarja ka folur për këtë romancë dhe si është ndjerë pas ndarjes.

Këngëtarja është shprehur se këtë vit ka mësuar të dojë më shumë veten, pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se jam shumë OK me veten time dhe se dua veten. Nuk më kishte ndohur kjo gjë derisa këtë vit mësova të eksploroja gjëra që më sjellin lumturi në jetë në mënyra të vogla”, ka thënë Demi.

(Kosova Sot Online)