Kida nuk ndal ndryshimet në look! Ja si duket këngëtarja këtë herë me flokë të kuq flakë

  • G.G /
  • 17 November 2020 - 11:14
Kida nuk ndal ndryshimet në look! Ja si duket këngëtarja këtë herë me flokë të kuq flakë

Jemi mësuar që këngëtaren me origjinë nga Kosova, Kidën, ta shohim gjithnjë brune, por pak muaj më parë ajo eksperimentoi dhe u kthye në bjonde.

Megjithatë, vetëm pak orë më parë, Orhidea Latifi (emri i saj i vërtetë), ka habitur sërish fansat me ndryshimin që bëri në look.

Ajo postoi në Instastory disa foto të realizuara para pasqyrës, ku shfaqej me flokë të shkurtër dhe të kuq flakë.

Ndonëse kjo pamje i shkon shumë dhe e bën të duket super seksi, mund të dallohet lehtësisht që këngëtarja nuk i ka lyer në të vërtetë flokët, por ka vënë paruke.

“Çuditshëm”, shkruajti ajo në njërën nga fotot shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Mbetet për t’u parë nëse herën tjetër në vend të parukeve do jenë me të vërtetë flokët e saj.

(Kosova Sot Online)