Kjo zonjë është vjehrra e Ledri Vulës

  • G.G /
  • 18 November 2020 - 09:52
Kjo zonjë është vjehrra e Ledri Vulës

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është kthyer në emër shumë të komentuar në mediat rozë.

Kjo për shkak të lidhjes së saj me reperin shqiptar me të cilin së shpejti do të bëhen me vajzë.

Duke qenë se familja e Ledrit janë të njohur për publikun dhe e Sarës jo, ajo ka vendosur që ndjekësit e shumtë në Instagram ti njoftoj me nënën e saj të cilës shihet se i ka ngjarë.

“Komplimenti më i madh për mua është kur njerëzit më thonë se po i ngjaj gjithnjë e më shumë”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos ku në sy bie gjithashtu barku i rrumbullakosur.

(Kosova Sot Online)