
Lexoni edhe:
Hollywoodi ka nderuar Marilyn Monroen
Pas qarkullimit të disa video-materialeve në rrjetet sociale, Gjesti ka thyer heshtjen përmes një reagimi të ashpër dhe tejet emocional në llogarinë e tij zyrtare, duke hedhur akuza të rënda ndaj ish-kompanisë me të cilën bashkëpunonte,, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjesti ka pretenduar se videot që po qarkullojnë janë të prera dhe të manipuluara me qëllim dëmtimin e imazhit të tij, ndërsa ka zbuluar detaje tronditëse, duke përmendur madje edhe kërcënime me armë dhe falsifikim nënshkrimesh.
Hollywoodi ka nderuar Marilyn Monroen
Lexoni edhe:
Këngëtari e ka nisur reagimin e tij duke akuzuar pronarin e kompanisë për përfitim nga puna e tij, duke shtuar se po tentohet të shfaqet një realitet i rremë.
"Kompania dhe njeriu që përfituan nga djersa ime, që ma vodhën bukën e gojës dhe që më bënë të dal nga vetja, tani paskan filluar edhe me fushata të reja – ato të prerjes së videove, shfaqjen e nje realiteti te manipuluar dhe dëmtimit të imazhit tim. Unë, të gjithë shqiptarëve që mund të jenë shqetësuar nga këto video, ju betohem se këto video janë të prera dhe nuk pasqyrojnë realitetin", ka shkruar ai.
Më tej, ai ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi atë çfarë ka ndodhur pas kamerave, duke pretenduar se i është rrezikuar jeta vetëm sepse ka kërkuar paratë e tij: "Ku është video kur mua me drejtohet arma vetëm pse kërkoj që të më paguhet mundi im? Ku është video ku i gjithë stafi i asaj kompanie qëndron me mua i pashqetësuar dhe i parrezikuar gjatë gjithë kësaj ngjarjeje?"
Gjesti nuk ka kursyer as akuzat ligjore ndaj ish-bashkëpunëtorëve, duke thënë se i është falsifikuar nënshkrimi ndër vite. Ndonëse ka pranuar pjesën e tij të fajit për reagimin e tij, ai ka theksuar se nuk do të ndalet derisa drejtësia të shkojë në vend.
“Mos të harrojmë se kjo kompani dhe pronari i saj janë ata që ma kanë falsifikuar nënshkrimin tim dhe, pa dijeninë time, ndër vite kanë përfituar nga puna dhe djersa ime. Unë kam pranuar fajin tim dhe do t'i bart pasojat, por tani është koha që këta persona të lig të pranojnë krimet e tyre. Përndryshe, koha iu ka mbaruar dhe fytyra e vërtetë e tyre po u shfaqet dita-ditës”, deklaroi artisti.
Në mbyllje të reagimit, këngëtari u shpreh i bindur se organet e rendit në Kosovë po merren me rastin:
"Unë besoj në shtetin e Republikës së Kosovës, besoj në drejtësi, besoj në Prokurori dhe në Gjykatë, dhe me bindje të plotë them se askush nuk do të bjerë pre e këtyre akteve keqdashëse, përçarëse dhe manipuluese. Për më tepër, kam bindjen dhe besimin se hetimet ndaj këtyre personave kanë filluar dhe se krimet e tyre do të marrin dënimin e merituar. I juaji, Gjesti".

(Kosova Sot Online)