Vajza që na bëri të qajmë, tani na bën të buzëqeshim: Më pëlqen shumë muzika shqiptare

  • G.G /
  • 20 November 2020 - 10:00
Vajza që na bëri të qajmë, tani na bën të buzëqeshim: Më pëlqen shumë muzika shqiptare

E njohur nga të gjithë si “Ova”, ose ndryshe Nisa Sofiya Aksongur ka qenë pasditen e sotme në një intervistë me Bieta Sulon.

E rehatuar në divanin e saj, Nisa ka treguar se nuk e priste që të luante në filmin “Mrekullia në qelinë numër 7” mes emrave më të njohur të kinematografisë turke dhe se ky moment e emocioni pa masë.

Ajo tregoi se ka luajtur në shumë filma dhe ka marrë pjesë edhe në reklama. Nisa shtoi se në një pjesë të mirë të kohës së saj dëgjon muzikë shqiptare nga të gjithë artistët.

E pyetur nga Bieta nëse dëshiron të bëhet një aktore e madhe kur të rritet, Nisa pohoi se përveçse aktore dëshiron të ndjekë dhe një rrugë tjetër, të cilën nuk e ka caktuar akoma deri më tani sepse është ende shumë e vogël.

(Kosova Sot Online)