Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin

  • G.G /
  • 21 November 2020 - 14:52
Miriam Cani zbulon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes me Albanin

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashur për publikun dhe më jetëgjatë në showbiz.

Prej 13 vitesh ata janë bashkë, kanë krijuar familjen e tyre dhe janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit. Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja.

(Kosova Sot Online)