Paralajmërimi i “frikshëm” i Ghetto Geasy-t për projektin bombë që do të djegë vendin!

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 14:08
Paralajmërimi i “frikshëm” i Ghetto Geasy-t për projektin bombë që do të djegë vendin!

Ghetto Geasy i është futur prej pak kohësh punës dhe ka gatuar në studio hite që ne të gjithë mezi presim t’i dëgjojmë.

Kësaj here, reperi po sjell një album ndërsa më herët ka zbuluar edhe njërin prej bashkëpunimeve, i cili sigurisht do të jetë me Majk!

Përveç Getit dhe Majk, pjesë e albumit do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i “Babastars”, ndërsa është bërë e ditur se albumi do të publikohet gjatë dimrit.

Nuk e dimë nëse postimet e fundit të Ghetto-s në Instagram paralajmërojnë albumin, këngën me Majk apo një tjetër këngë solo, por mesazhi ka qenë i qartë!

“Eshtë koha për të ulëritur”- shkruan reperi pas fotove ‘të frikshme’ të një luani dhe një tigri të gjakosur në fytyrë, pasi kanë zënë prenë.

Jemi të gjithë sy e veshë!

(Kosova Sot Online)