Ups! Rita Ora thyen rregullat anti-Covid, zbulohet festa e saj e fshehtë e ditëlindjes me 30 persona

  • G.G /
  • 30 November 2020 - 10:48
Ups! Rita Ora thyen rregullat anti-Covid, zbulohet festa e saj e fshehtë e ditëlindjes me 30 persona

Rita Ora bëri pak ditësh 30 vjeçe dhe këngëtarja me famë botërore tregoi se këtë ditë të shënuar e festoi në shtëpinë e saj me familjarët. Këngëtarja tregoi se në kushte pandemie u detyrua të festonte në shtëpi dhe publikoi disa foto nga festa modeste.

Mirëpo ditëlindja e Ritës nuk është mbyllur me kaq, sepse ka organizuar edhe një festë me miqtë e saj në fshehtësi të plotë. “The Sun” ka zbuluar se Ora ka mbledhur 30 persona në një restorant në Londër ditën e shtunë. Të pranishëm në ditëlindjen e Ritës ishte motra e saj. Elena, miq dhe disa personazhe të tjerë të njohur, duke përfshirë Cara dhe Poppy Delevingne.

“Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”, kanë thënë disa burime për “The Sun”. Disa persona kanë njoftuar policinë për shkelje të rregullave ant-Covid dhe disa oficerë janë parë duke u munduar të hapin një derë të restorantit.

Festa e Ritës ka irrituar shumë persona, të cilët i kanë dalë kundër për faktin që ajo ka thyer rregullat e Covid-19. “Si shumë të tjerë të gjithë ne kemi sakrifikuar ditën tonë të madhe për të ndjekur rregullat dhe është vërtetë zhgënjyese të shohësh se disa të tjerë nuk e kanë bërë këtë gjë. A mendojnë ata se rregullat nuk vlejnë për ta, sepse janë të pasur apo të famshëm?”, është shprehur një mjeke britanike.

Ndërkohë Britania e Madhe do të jetë në izolim deri ditën e nesërme dhe nga data 2 dhjetor pritet të ndryshojnë rregullat.

(Kosova Sot Online)