Gold AG publikon foton me të birin, prek me fjalët: Të rritesh pranë meje, se mua babai më mungoi

  • G.G /
  • 30 nëntor 2020 - 14:39
Gold AG publikon foton me të birin, prek me fjalët: Të rritesh pranë meje, se mua babai më mungoi

Më 28 nëntor, reperi kosovar Gold Ag së bashku me bashkëshorten e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e gëzuar e ka dhënë vetë reperi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Çifti janë bërë prindër të një djali të cilin për shkak të datës që ka lindur (28 nëntor) ata e kanë pagëzuar me emrin Gueril.

Ditën e sotme, Gold G ka publikuar foton e parë me të birin, duke falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për lindjen e të birit.

Ai gjithashtu uron që i biri të rritet pranë tij, pasi atij i ka munguar babai i tij.

Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime.Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund.

Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha.

Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë.Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe ?? 30.11.2020

(Kosova Sot Online)