Grimeri kosovar flet pa doreza: Kur dola me ble ushqime njerëzit më shikonin gjoksin dhe u ndjeva keq

  • G.G /
  • 02 dhjetor 2020 - 10:30
Grimeri kosovar flet pa doreza: Kur dola me ble ushqime njerëzit më shikonin gjoksin dhe u ndjeva keq

Arbër Bytyqi është një nga grimierët më të famshëm në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai bashkëpunon me VIP-a të shumë ku ka arritur të fitojë besimin e tyre dhe mbi të gjitha përveçse klientë ai shumicën e tyre i ka dhe miq.

Make-up artisti ka realizuar dhe dy transformime në pamjen e tij që ka provokuar mjaft publikun, Arbëri është trukuar si vajzë dhe fotot i ka hedhur në rrjetet e tij sociale.

I pyetur nga Rudina Magjistari se si i priti paragjykimet nga publiku, ai u shpreh se është ndjerë shumë keq.

Rudina Magjistari: Ti vetë ke realizuar dy transformime të tuat shumë interesante të cilat mund të provokojnë edhe publikun. Je trukuar si vajzë dy herë. Pse vendose të tranformohesh?

Arbër Bytyqi: Thjesht ka qenë një sfidë prej gocave që punonin në studio tek unë. Thoshin Arbër kemi qejf të shohim si ia bën make-upin vetes dhe ka qenë një sfidë, ishte hera e parë që e trukoja veten në atë mënyrë. Kur e pashë veten në pasqyrë ishte një ndryshim total, më dukej vetja person tjetër. Transformimi i parë është bërë për Halloween, nuk është bërë për asnjë qëllim specifik edhe pse është keqkuptuar në përgjithësi, kam patur edhe mesazhe negative.

Rudina Magjistari: Këtu dukesh si një grua e bukur, e ke bërë kaq perfekt grimin.

Arbër Bytyqi: Këtë e kam bërë gjatë karantinës, nuk kisha çfarë të bëja. I thirra disa goca në studio dhe i thashë që kam vendosur t’i bëj vetes make-upin dhe menjëherë është ngjyrosur parukja. Pikëpyetja më e madhe ka qenë pjesa e deklotesë, ku e ke marrë atë pjesë që duket aq reale, por këto janë efekte që krijohen me make-up dhe duket fiks si gjoks.

Rudina Magjistari: Je paragjykuar për këto foto dhe si e ke ndjerë?

Arbër Bytyqi: Më beso që të nesërmen dola për të ble disa gjëra ushqimore dhe njerëzit jo që më shikonin në fytyrë, por qenë skeptikë për pjesën e dekoltesë dhe u ndjeva keq. Thoshin mos ka bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike. Në fillim para shumë viteve më ka penguar shumë si fakt, por me këtë make-up i kam treguar aftësitë e mia si mund të transformoj një mashkull në gocë.

Ka pasur shumë mesazhe që më kanë bërë të ndihem keq. Para 4 viteve thoja si ia arrijnë qëllimit që të më lënë pa gjumë. Të humbte vetëbesimi në punë edhe në aftësitë e mia si make-up artist sepse edhe prej klientelës kishte paragjykime, përqeshje, por tani është më ndryshe, kalon më shpejt.

(Kosova Sot Online)