Pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna gjen dashurinë te shoku i ngushtë!

  • G.G /
  • 02 December 2020 - 10:50
Pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna gjen dashurinë te shoku i ngushtë!

Rihanna ka nisur një lidhje të re pas kaq kohësh nga ndarja me miliarderin arab, Hassan Jameel. Një burim për “People” bëri të ditur se këngëtarja është aktualisht në një romancë dashurie me shokun e saj të ngushtë, reperin Asap Rocky. Vetëm pak ditë më parë u raportua se Rihanna ishte parë në një darkë me reperin dhe mesa duket nuk ka qenë darkë mes shokësh. Rihanna dhe Aspak Rocky njihen me njëri-tjetrin prej vitesh dhe kanë bashkëpunuar në disa projekte, por tani marrëdhënia e tyre si dy shokë, ka kaluar në një romancë që ende nuk është konfirmuar nga dyshja.

Asap Rocky ka marrë pjesë në turneun muzikor të Rihannës në vitin 2013, ka qenë pjesë e këngës së saj “Cockiness” dhe bashkë kanë marrë pjesë në një fashion show të Louis Vuitton në vitin 2018.

Asap Rocky dikur ka qenë në një lidhje me Kendall Jener dhe modelen Brazilian Daiane Sodre.

(Kosova Sot Online)