Bukuroshja italiane tregon për lidhjen intime me Maradonën: Unë do të rrezikoja gjithçka për ty, më thoshte

  • G.G /
  • 05 December 2020 - 16:29
Bukuroshja italiane tregon për lidhjen intime me Maradonën: Unë do të rrezikoja gjithçka për ty, më thoshte

Zbulime të reja mbi historinë e dashurisë midis Carmen Di Pietro dhe Diego Armando Maradona. Italiania pranoi në “Grand Hotel” se pasioni me ish-futbollistin lulëzoi më 1991, kur ai ishte ende i martuar me Claudia Villafane, me të cilën kishte vajzat Dalma dhe Giannina.

Në atë kohë, Maradona ishte ende duke luajtur për Napolin dhe u takua me Carmen në një festë.

“Diego nuk ishte i bukur, por kishte gjithë ato kaçurrela të errëta, një buzëqeshje magjepsëse dhe një trup muskulor, që e bënin shumë seksi. Ai bëri hapin e parë.

Atë natë, para se të largohej, u afrua pranë meje dhe më pyeti nëse doja ta shihja përsëri në një vend më pak të mbushur me njerëz. Unë i thashë po dhe kështu caktuam një takim për ditën tjetër, në një hotel pranë stacionit”, kujton Di Pietro. Kështu filloi një ndërlidhje sekrete, që zgjati rreth një vit e gjysmë.

“Diego dhe unë takoheshim 4-5 herë në muaj, zakonisht pasdite. Por më e mira ishte kur kalonim natën së bashku. Përqafoheshim duke parë qiellin nga tarraca e hotelit si dy adoleshentë. Diego ishte i tillë. Ai do të kishte shpikur gjithçka për të më parë. Unë do të rrezikoja gjithçka për ty, më thoshte”, kujton më tej Carmen Di Pietro.

(Kosova Sot Online)