Dua Lipa fiton dy çmime me vlerë dhe nuk mund të ishte më e lumtur

  • A.P /
  • 06 December 2020 - 09:31
Dua Lipa fiton dy çmime me vlerë dhe nuk mund të ishte më e lumtur

Dua Lipa është padyshim këngëtarja më e kërkuar e momentit dhe gjithë bota flet për të. Mbrëmjen e sotme ajo ka shtuar edhe 2 kupa tek arritjet e saj, duke u vulosur kështu si një emër ndërkombëtar.

Dua Lipa ka fituar çmimin “Albumi më i mirë ndërkombëtar” dhe “Artistja më e mirë ndërkombëtare: në eventin “Los40 Music Awards”, që mbahet në Spanjë. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka treguar se është emocionuar pa fund nga ky vlerësim dhe se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

“Faleminderit për të gjitha! Albumi më i mirë ndërkombëtare dhe Artistja më e mirë ndërkombëtare! Faleminderit edhe që më rikthyet në skenën tuaj! Shpresoj që herën tjetër mund të rikthehem në vendin tim më të preferuar në botë, Madrid dhe t’ju shikojë të gjthëve”, ka shkruar Dua në një postim.

Image

(Kosova Sot Online)