Çfarë i bëri bashkë Gold Ag dhe Don Xhonin? Fotografia e reperëve surprizon fansat

  • G.G /
  • 12 December 2020 - 10:39
Çfarë i bëri bashkë Gold Ag dhe Don Xhonin? Fotografia e reperëve surprizon fansat

Gold Ag dhe Don Xhoni janë të dy të suksesshëm në zhanrin e rap-it dhe sigurisht mjaft aktiv me projektet  e tyre muzikore. Asnjëherë nuk i kishim parë të shfaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj një foto e tyre i ka habitur të gjithë fansat.

Gold Ag ka postuar në Instagram një foto përkrah kolegut të tij shoqëruar me emoji-n e një zjarri. Ky takim mes tyre ishte vërtetë i papritur dhe ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se ka diçka më tepër pas kësaj fotoje. Ata janë të mendimit se dy reperët mund të jenë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kjo foto ka ardhur si një formë paralajmërimi.

Megjithatë deri më tani asgjë nuk është e sigut dhe as dy reperët nuk kanë thënë diçka më tepër. Kujtojmë se Don Xhoni vetëm 3 ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri muzkor, “Kokaina”, në të cilin kishte si protagoniste modelen Trejsi Sejdini. Në fillim u fol se ata kishin nisur një lidhje bashkë, por më pas u zbulua se ishin thjesht miq dhe se ishin takuar për të folur në lidhje me këtë bashkëpunim.

Nga ana tjetër Gold Ag publikoi në 28 nëntor këngën “Babë e djalë”, që erdhi edhe si një dedikim për të birin, Gueril, i cili lindi në po të njëjtën datë.

(Kosova Sot Online)