Ryva Kajtazi i rikthehet profesionit

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 18:10
Ryva Kajtazi i rikthehet profesionit

Ajo është më shumë e njohur si këngëtare, por karrierën e saj e nisi si aktore.

Ryva Kajtazi viteve të fundit ka qenë shumë më tepër aktive në muzikë, ani pse dikur ishte një aktore mjaft e pëlqyer dhe ka luajtur shumë role në serialet vendore.

Mirëpo së fundmi pas kaq vitesh, Ryva ka vendosur t’i rikthehet dashurisë së vjetër, duke luajtur një rol në teatër.

Përmes disa fotografive të ndara me ndjekësit në InstaStory, Kajtazi ka treguar se ka qenë pjesëmarrëse në premierën e shfaqjes “Kush e solli Doruntinën”.

Shfaqja e cila u dha premierë në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, që njëherësh është edhe komuna në të cilën ajo u lind dhe u rrit.

Image


(Kosova Sot Online)