‘Do që të më zhvasë nga lekët’- Vanessa Bryant reagon pasi e ëma ngriti padi ndaj saj, pas vdekjes së Kobe Bryant: Më kërkoi 5 milionë dollar, një shtëpi dhe …

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 14:45
‘Do që të më zhvasë nga lekët’- Vanessa Bryant reagon pasi e ëma ngriti padi ndaj saj, pas vdekjes së Kobe Bryant: Më kërkoi 5 milionë dollar, një shtëpi dhe …

Vanessa Bryant ka akuzuar nënën e saj se po përpiqet që t’i zhvatë paratë përmes një procesi gjyqëor ‘joserioz dhe të turpshëm’, pas vdekjes së bahkëshortit të saj Kobe Bryant dhe vajzës Gianna.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të martën, të siguruara nga USA TODAY, Laine kërkon mbështetje financiare nga vajza e saj duke pretenduar se ka punuar pa pagesë si asistente personale dhe si dado për një kohë të gjatë në familjen Bryant.

Laine pretendon se para vdekjes, Kobe Bryant i premtoi se do të “kujdesej” për të përgjatë gjithë “pjesës tjetër të jetës së saj”.

“Fatkeqësisht, premtimet e Kobe Bryant nuk panë dritën e diellit pasi ai tashmë ka vdekur dhe Vanea Bryant ndërmori çdo hap që mundi për të shfuqizuar dhe anuluar të gjitha premtimet e bashkëshortit të bëra për Laine,’- thuhet në padi. “Vanessa Bryant nuk kishte ndërmend të nderonte asnjë nga përfaqësimet, marrëveshjet dhe premtimet e Bryants në asnjë moment.”

Në një postim në Instagram, Bryant mohoi pretendimet duke thënë se e ka mbështetur financiarisht Laine për gati 20 vjet dhe se e ëma kurrë nuk ka qenë asistentja apo dadoja e familjes së saj.

‘Gjithmonë kam qenën nënë shtëpiake dhe bashkëshorti im e unë, kemi qenë kujdestarë me kohë të plotë për vajzat tona,’-shkroi ajo. ‘Për gati dy dekada ne e lejuam nënën time të jetonte në pronat tona, pa asnjë kosto për të sepse na tha se nuk kishte para për të blerë shtëpi pas divorcit. Bashkëshorti im dhe unë menduam që do ishte mirë që ajo të mos jetonte në shtëpinë tonë. Ajo qëndronte me vajzat tona herë pas herë, ashtu si shumica e gjyshërve, nuk u kujdes çështje biznesi ose shpenzime.”

Në padinë e saj, Laine pretendon se punoi për më shumë se 12 orë në ditë, pas të drejtë pushimi ndërsa kujdesej për fëmijët e Bryants për gati 18 vjet sepse Vanessa Bryant i dha asaj një “orar rraskapitës dhe udhëzime të hollësishme”.

Ndërkohë Bryant u shpreh se nëna e saj kujdesej vetem herë pas herë për vajzat kur ishin fëmijë.

Ajo shtoi se e ëma e ka kontaktuar përmes një ndërmjetësi dhe i ka kërkuar 5 milionë dollar, një shtëpi dhe një Mercedes.

‘Ajo nuk e merr parasysh se si kjo po ndikon tek fëmijët e mi dhe tek unë,”- tha Bryant duke pretenduar se Laine, dëshiron të jetojë me të dhe vajzat e saj përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.

‘Burri im kurrë nuk i premtoi nënës time asgjë dhe ai do të ishte kaq i zhgënjyer me sjelljen e saj dhe mungesën e ndjeshmërisë,’- u shpreh Vanessa.

(Kosova Sot Online)