Manjola Nallbani tërhiqet nga Festivali i Këngës

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 22:47
Manjola Nallbani tërhiqet nga Festivali i Këngës

Këngëtarja Manjola Nallbani ka njoftuar se është tërhequr nga Festivali i Këngës që do të startojë në RTSH ditën e sotme. Kënga e saj me titullin “Ora e Jetës” është fshirë nga platforma Youtube dhe në lidhje me këtë këngëtarja është pyetur nga Anabel.

Këngëtarja ka konfirmuar tërheqjen nga Festivali i Këngës, dhe ka treguar arsyet që e kanë çuar në këtë vendim. Ajo ka thënë se gjatë provave që po beheshim për Festivain ajo ka qenë e infektuar e Covid dhe se nuk mund të rrezikoj shëndetin e saj sërish.

“Unë jam tërhequr nga Festivali, sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurrentët e tjerë, unë kam qenë me Covid. Përveç kësaj, sepse tani jam më mirë, por kryesorja [e tërheqjes nga gara është] që Festivali do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem kujdes”, ka thënë këngëtarja.

Image

(Kosova Sot Online)