Ç’po ndodh këtu? Veprimi i fundit i Majk për Majlindën po i bën fansat të dyshojnë!(FOTO)

  • G.G /
  • 23 December 2020 - 14:43
Ç’po ndodh këtu? Veprimi i fundit i Majk për Majlindën po i bën fansat të dyshojnë!(FOTO)

Megjithëse të ndarë prej kohësh, reperi Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka kanë ruajtur raporte të mira së bashku.

Ata takohen shpesh për hir të të voglit të tyre Roan dhe kujdesen që ai të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.

Disa javë më parë familja e tyre e bukur e ka kaluar bashkë fundjavën, duke shijuar dëborën e parë të këtij viti. Si Majk, ashtu edhe Majlinda, kanë ndarë në InstaStory foto nga i njëjti vend, ndërsa kjo e fundit ka publikuar edhe foto të Roanit.

Së fundmi, fansat e reperit po ziejnë e shkak është bërë veprimi i tij i fundit. Majlinda ka postuar një foto me të voglin e tyre, e kjo foto është shpërndarë nga Majk në Instastoryn e tij duke e shoqëruar me disa emoji me sy me zemra.

Sakaq, ai ka lënë edhe një koment në foton e tyre, duke komentuar me emojin e dy zemrave të kuqe.

Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se mes tyre mund të ketë rilindur diçka, por nuk mund të dalim në përfundime ende.Siç e theksuam edhe më lart ata ruajnë raporte të mira për hir të Roanit.

Muajit e fundit, Majk u bë kryefjala e mediave pasi u aludua për nisjen e një romance të re me miss-in Blerta Veseli.

Mirëpo, në një prononcim , ai rrëfeu të gjitha të vërtetat, duke mohuar kështu edhe lidhjen e tyre të shumëpërfolur. 

(Kosova Sot Online)