Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj fiton çmimin 'The best of the best' si drejtues i institucionit më të suksesshëm në RMV

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 07:21
Drejtori i Ansamblit Shkodran Tolaj fiton çmimin 'The best of the best' si drejtues i institucionit më të suksesshëm në RMV

Drejtori Shkodran Tolaj pranoj çmimin “The best” dhe çmimin kryesor “The best of the best” duke u vlerësuar si drejtues i institucionit më të suksesshëm nga të gjitha institucionet kulturore në RMV, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Drejtori Tolaj u shpreh se këto dy çmime iu takojnë personaliteteve që themeluan ansamblin, të gjitha shoqërive kulturoro-artistike që punuan dekada të tëra për të patur shkëlqimin që ka sot Ansambli nacional dhe artistëve të ansamblit që kanë punuar pandërprerë.

Drejtori Tolaj kujtoi thënien e shkrimtarit gjerman Berthold Auerbach i cili citonte “Ai që nuk punon, nuk ka atdhe” Shqiptarët në Maqedoni po punojnë për një jetë më të mirë në atdheun e tyre” I lumtur që po arrijmë të kryejmë misionin që na takon me nderë dhe dinjitet. Falemnderit tv 21 për vlerësimin!

Image

(Kosova Sot Online)