Nuse shembullore! Keisi flet për raportet me babanë e Stresit: Është një ndër njerëzit e mi të preferuar

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 10:15
Nuse shembullore! Keisi flet për raportet me babanë e Stresit: Është një ndër njerëzit e mi të preferuar

Marrëdhënia e tyre ka pasur shumë ulje e ngritje, por dashuria e madhe për njëri-tjetrin i ka mbajtur gjithmonë të lidhur bashkë, pavarësisht distancës. Stresi dhe Keisi janë përfolur shumë për raportin e tyre, që pas çdo problemi është forcuar akoma dhe më shumë. Çifti kanë disa vite që jetojnë një marrëdhënie në distancë , por dashuria e tyre është më e madhe se distanca.

Së fundmi Keisi ka folur në lidhje me këtë gjë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj. Ata e kanë pyetur se si është të kesh një lidhje distancë dhe Keisi ka treguar se çdo gjë mund të tejkalohet nëse ka dashuri në mes.

“Është shumë e vështirë. Duhet të jesh 100 herë më i kujdesshëm, i sinqertë, ekspresiv etj, sepse kur nuk mund të shihesh është shumë herë më e lehtë të keqkuptohesh. Mendoj se mund të mësosh vërtetë nëse njeri është plotësisht për ty… Nëse je vërtetë i dashuruar nuk ka rëndësi se ku jeton ky person, ti do të numërosh ditët se kur do ta shikosh sërish dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, është përgjigjur partnerja e Stresit.

Më pas ndjekësit janë interesuar edhe për raportet që ajo ka me babanë e reperit, Sali Lushën.

“Është një ndër njerëzit e mi të preferuar në këtë botë. E dua shumë dhe e konsideroj familje. Është njeri i zgjuar, flet pak dhe saktë, por çdo fjalë e tij peshon shumë tek unë”, ka thënë Keisi.

(Kosova Sot Online)